75 Mall Live Search
15:13 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

“Muriqi do të blihej 10 milionë nëse do të ishte serb”

Vedat Muriqi ka qenë emri më i përmendur në futbollin turk javët e fundit.

Sulmuesi i Kosovës u transferua në Fenerbahce nga Rizespor për rreth 5.5 milionë euro, shkruan Indeksonline.

Gazetari turk, Bülent Timurlenk në “BeIN Haber” ka thënë se vlera e Muriqit do të ishte shumë më e madhe nëse do të ishte i një shteti tjetër dhe jo i Kosovës, ku ai përmend Serbinë.

Sikur të ishte Vedat Muriqi serb do të ishte transferuar në Itali për 10 milionë euro pas përformancave të treguara sezonin e kaluar. Fatkeqësisht kjo është kështu.  Fenerbahce ka bërë një transferim të mirë se Vedati është lojtar i madh“, ka thënë gazetari.

Vedat Muriqi ka qenë në superformë sezonin e fundit, ku në 34 paraqitje ka shënuar 17 gola. /IndeksOnline/