75 Mall Live Search
20:30 / E Shtunë, 11 Prill 2020 / indeksADMonline

“Muriqi është Diego Costa për Mourinhon”, tifozët e Tottenham e dëshirojnë në skuadër kosovarin

Deri sa lajmet për transferimin e Vedat Muriqit te skuadra e Tottenhamit janë duke vazhduar në mediat angleze, për këtë transferim po flasin edhe tifozët e skaudrës angleze.

Tifozët e Tottenham po e cilësojnë futbollistin kosovar si Diego Costa i ardhshëm për Mourinhon, transmeton IndeksOnline.

Përveq tjerash tifozët e klubit londinez kanë thënë që kanë nevojë për një futbollist me gjatësi siç është Muriqi.

Po ashtu ata kanë marrë parasysh paraqitjen e Muriqit kundër Anglisë e siç duket ju ka lënë përshtypje të mëdha./IndeksOnline/.