Muriqi është gati për nesër ndaj Bolognas

Lazio, nesër me fillim nga ora 20:45 do të zhvillojë takimin ndaj Bolognas, duel ky në kuadër të xhiros së pestë në Serie A.
Me gjasë nga minuta e parë për Lazion do të jetë Vedat Muriqi, ku debutimin e tij e bëri në ndeshjen ndaj Dortmundit në Ligën e Kampionëve, takim që italianët e fituan në 3:1, shkruan IndeksOnline
Kështu, pak çaste më parë, skuadra e Lazios ka publikuar disa fotografi nga stërvitjet e sotme, ku shihet edhe Muriqi, i cili duket në formë të mirë.
? Ultimo allenamento.
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) October 23, 2020
Ultimi dettagli.#CMonEagles ? pic.twitter.com/IMbcC8k0aV