75 Mall Live Search
19:39 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / indeksADMonline

Muriqi flet për media para debutimit me Lazion ndaj Sampdorias

Skuadra  e Lazios ka publikuar një video të Vedat Muriqit ku tregon se ai do të jetë i gatshëm për skuadrën italiane që të bëjë debutimin e tij.

Madje sot më herët, Lazio publikoi edhe orarin e seancave stërvitore të futbollistët që do t’i ndjekin nesër, dhe kështu Muriqi do t’i bashkohet stafit, shkruan IndeksOnline

Kështu, Muriqi ka shumë gjasa që në ndeshjen e ligës ndaj Sampdorias të bëjë debutimin e tij me klubin e ri.


Sulmuesi i Kosovës do të luaj përkrah Correa në sulmin e Lazios.

Formacioni i Lazios kundër Sampdoria: Strakosha, Patric, Parolo, Acerbi, Anderson, Savic, Leiva, Alberto, Fares, Muriqi dhe Correa.