12:04 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Muriqi i lumtur për golin, paralajmëron gjigantin turk, Galatasaray

Vedat Muriqi është duke kaluar në formën më të mirë të karrierës së tij me klubit turk, Fenerbahce.

Që nga transferimi i tij në gjigatin turk nga Rizespor, është shndërruar një ndër futbollistët kryesor të skuadrës.

Muriqi shënoi gol në ndeshjen e fundit të cilën e fitoi Feneri me rezultat 2:1, pas ndeshjes ai deklaroi se nuk janë me rëndësi golat e tij, se sa janë pikët e plota për skuadrën.

“Nuk është me rëndësi nëse shënoj gol apo asistoj. Me rëndësi është që të kemi sukses si ekip. Jam i lumtur për golin e realizuar. Kemi marrë tre pikë të mëdha para derbit me Galatasaray”, tha Muriqi që tregoi se dëshiron të realizoj gol edhe në derbin ndaj Galatasarayt./Indeksonline/