21:40 / E Mërkurë, 04 Janar 2023 / Gj. Sh

Muriqi i pandalshëm, futet në lojë, shënon, asiston dhe e kualifikon Mallorcan në Kupën e Mbretit (VIDEO)

Vedat Muriqi dita e ditës po e verteton që është futbollisti kryesor i skuadrës së Mallorcas.

Sulmuesi kosovar e nisi nga stoli ndeshjen e vlefshme për Kupën e Mbretit ndaj skuadrës së Pontevedra, por ishte ”Pirati” ai i cili e kualifikoi Mallorcan në raundin tjetër, shkruan IndeksOnline.

Por kur gjërat nuk shkonin mir për Mallorcan, trajneri Aguirre, vendosi ta inkuadronte në lojë Vedat Muriqin, ku impakti i tij u tregua menjëherë.

28 vjeçari u inkuadrua në lojë në minutën e 82 -të kur rezultati ishte 0-0 dhe ndeshje shkoi në Extra-Time.

Në vazhdime, Muriqi fillimisht asistoi për Abdon Prats ndërsa spanjolli i ktheu borgjin dhe ”Pirati” shënoi edhe golin e dytë.

Me rezultat 2-0, Mallorca mposhti Pontevedran dhe u kualifikua tutje në Kupën e Mbretit.

Golin dhe asistimin e Muriqit mund ta shikoni duke klikuar KËTU.

/IndeksOnline/