20:32 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Muriqi i prinë formacionit të javës në Turqi

Fenerbahce arriti të fitojë me rezultat 2-0 kundër Basaksehir gjatë ndeshjes të së shtunës.

Natyrisht që në këtë ndeshje ashu edhe siç i është bërë zakon, futbollisti kosovar, Vedat Muriqi shënoi gol.

Me këtë gol dhe paraqitjen e tij mbresëlënse, Vedati ka bërë që të jetë pjesë e formacionit të javës në ligën e futbollit turk.

Vedati është i notuar me notën 8.2 kurse vetëm dy futbollist kanë notë më të madhe se ai./Indeksonline/.