23:00 / E Martë, 20 Tetor 2020 / C E

Muriqi i sjell shumë fat Lazios, e mposhtin bindshëm Dortmundin

Vedat Muriqi e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën e tij me Lazion në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi kosovar luajti rreth 25 minuta në fitoren 3-1 të italianëve kundër Borusia Dortmundit.

Golat për Lazion i shënuan Immobile (6′), Hitz (23′ ag) dhe Akpa Akpro (76′).

golin e vetëm për gjermanët e realizoi Haaland në minutën e 71-të të ndeshjes.

Lazio e ndanë vendin e parë me Club Brugge në grupin F derisa Zenit dhe Dortmund nuk kanë asnjë pikë. /Indeksonline/