Muriqi ia prish planet Fenerbahces

Sipas ‘LacivertSari’ e cila është një faqe përkrahse e klubi turk Fenerbahce, futbollisti kosovar i ka prishur planet këtij klubi.
Fenerbahce kishte planifikuar që të fitoj më shumë se 20 milionë euro nga shitja e Vedat Muriqit, transmeton IndeksOnline.
E sipas këtij artikulli nuk do të jetë lehtë që Muriqi të shitet për këtë shumë parash duke e parë formën e tij në kohët e fundit.
Tottenham dhe Burnley raportohet që janë dy skaudrat të cilat janë më afër transferimit të futbollistit nga Prizreni mirëpo kohëve të fundit ashtu si pothuajse e tërë skaudra edhe Muriqi nuk është në formën e tij më të mirë.
Kështu planet e klubit turk që të fitojnë një shumë të madhe parash nga shitja e Muriqit siç duket janë prishur./IndeksOnline/.