22:46 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Muriqi: Jam kombinim mes Ibrahimoviq – Lewandowski – Cavani

Sulmuesi i Fenerbahces, Vedat Muriqi ka dhënë sot një intervistë të gjatë për televizionin turk NTV.

Ai ka rrëfyer për gjithë karrierën e tij futbollistike, duke zbuluar disa sekrete.

Muriqi ka thënë se për një dokument ka dështuar që të luaj për Kombëtaren e Turqisë, ngase atij i ishte kërkuar që të gjej ndonjë lidhje farefisnore me turq.

Sa i përket formës së tij, Muriqi është shprehur i kënaqur por thotë se nuk do të ndalet me kaq.

“Dua të përzijë aftësitë e disa lojtarëve te vetja. Qetësinë e Ibrahimovicit në fushë, përfundimit e Lewandowskit dhe ambicjet e Cavanit” ka deklaruar Muriqi.

/Indeksonline/