75 Mall Live Search
17:47 / E Mërkurë, 28 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Muriqi ka ofertë edhe nga një klub i Premier Ligës

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, po shkëlqen te skuadra spanjolle, Mallorca.

Paraqitjet e mira të tij kanë shfaqur interesim nga klube të ndryshme evropinae, shkruan IndeksOnline.

Mediat spanjolle kanë raportuar se trajneri i Aston Villës, Unai Emery, dëshiron ta ketë në skuadër Vedat Muriqin.

“Calciomercato” po ashtu ka njoftuar se Aston Villa duhet t’i paguajë 20 milionë euro për t’i fituar shërbimet e sulmuesit kosovar.

Muriqi deri më tani në këtë sezon ka luajtur 12 ndeshje me Mallorcan duke shënuar tetë gola dhe ka asistuar një herë.

28-vjeçari ka kontratë me Mallorcan deri në verën e vitit 2027./IndeksOnline/