20:45 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Muriqi ka zgjuar interesim anembanë Evropës, reagon presidenti i klubit

Forma e mirë e Vedat Muriqit në Turqi ka zgjuar interesim nga shumë skuadra evropiane.

Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i tij duke cekur që skuadra nga Turqia, Franca e Gjermania kanë shprehur dëshirë që të transferojnë sulmuesin e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Megjithatë zërat e shumtë për largimin e Muriqit nga Rizespori e kanë shtyrë presidentin e këtij klubi Hasan Kartel të reagoj. “Vedat Muriqi është djali ynë. As Fenerbahçe e asnjë skuadër tjetër nuk ka ofertuar për të” ka thënë Kartal për TRT Sport.  

Vlera e 24 vjeçarit në treg ka arritur në 9 milionë euro. Muriqi këtë edicion ka shënuar 15 gola dhe 7 asistime në Superligën e Turqisë.