Muriqi kalon me sukses testet mjekësore te Lazio, do të rikthehet te Club Brugge

Pas dështoi transferimi te Club Brugge, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, sot është rikthyer te skuadra e Lazios dhe ka kaluar me sukses testet mjekësore.
Gazetari nga Kosova, Arlind Sadiku, ka raportuar se Muriqi brenda pesë ditëve do të kthehet në Belgjikë për të nënshkruar me Club Brugge, transmeton Indeksonline.
Nëse klubi belg nuk dëshiron ta transferoj Muriqin, do të rrezikonte një dënim nga FIFA, ka shtuar Sadiku.
Postimi i plotë:
Gjithçka në rregull me testet mjekësore të Vedat Muriqit. E konfirmuar. Sulmuesi kosovar brenda pak ditësh do të kthehet në Belgjikë për të nënshkruar me Club Brugge. Tani nëse klubi belg nuk dëshiron ta transferojë Muriqin, rrezikojnë dënim në FIFA./Indeksonline/