Voca dhe Paqarada titullar, ky pritet të jetë formacioni i Kosovës
Kombëtarja e Kosovës sonte prej orës 20:45 luan përballjen me Malin e Zi, e cila zhvillohet në stadiumin e qytetit në Podgoricë pa praninë e tifozëve. Dardanët hyjnë në këtë ndeshje me synimin për ta vazhduar ciklin e rezultateve pozitive.
Burime të sigurta të IndeksOnline tregojnë se formacioni do të jetë me 4-2-3-1, me këta lojtarë:
Në portë do të jetë gardiani i Manchester Cityt, Arianit Muriqi.
Në mbrojtje priten Rrahmani e Aliti në qendër, ndërsa në ta djathtë Vojvoda, ndërsa në krahun e majë Paqarada.
Para mbrojtjes do të rreshtohen Halimi dhe Vocaj.
Në treshen para sulmit priten Zeneli, Celina dhe Rashica, ndërsa në sulm Muriqi.
Dardanët e prirë nga Bernard Challandes janë pa humbje, pasi në dymbëdhjetë ndeshje kanë 8 fitore dhe 4 barazime. /IndeksOnline/