Muriqi kërkon gjysmëfinalen sonte, por ka përball befasinë e sezonit

Skuadra e Mallorcas sonte luan ndeshjen çerekfinale të Copa del Rey ndaj Gironas.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi mund të startoj nga minuta e parë në këtë ndeshje, pasi tashmë është rikthyer 100 për qind nga lëndimi, shkruan Indeksonline
Por si kundërshtar sonte do ta ketë befasinë e këtij sezoni, Gironan. Ndeshjen e parë mes dy klubeve e kishte fituar Girona në La Liga me rezultatin 5:3.
Ky takim zhvillohet në stadiumin “Son Moix” nga ora 19 e 30./Indeksonline/