75 Mall Live Search
17:23 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Muriqi, lojtari kyç i Fenerbahçes, por jo më i vlefshmi

Vedat Muriqi në këtë stinor ishte çelësi i Fenerbahçes duke shënuar e asistuar gati në çdo ndeshje.

“Luani” i Kosovës ishte i papërmbajtshëm edhe me ekipin kombëtar, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, ai nuk është lojtari më i vlefshëm i ekipit turk, Fenerbahçe, sipas sajtit “Transfermarkt”.

Vedat Muriqi renditet i treti me vlerën më të lartë me 8 milionë, pas Max Kruse me 12 milionë dhe Victor Moses me 10.

Gjatë këtij sezoni, Muriqi në 16 ndeshje me Fenerbahçen ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 3 asiste./Indeksonline/