75 Mall Live Search
21:58 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / L A

Muriqi mbetet pa trajner, e shkarkon Majorka

Majorka e Vedat Muriqit ka mbetur pa trajner.

Kjo pasi që ata e shkarkuan Jagoba Arrasaten, si shkak i rezultateve të dobëta që po kalon skuadra spanjolle.

Kështu njoftuan ata në postimin e tyre në rrjetet sociale.

“Majorka dëshiron të falënderojë publikisht punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar nga Jagoba Arrasate dhe i gjithë stafi i tij teknik gjatë kohës sa ishte në frontin e ekipit. Angazhimi i tyre i përditshëm dhe sjellja shembullore gjithmonë ka jetuar atë që përfaqëson klubi”, shkruhet në njoftimin e Majorkës.

Majorka, aktualisht është në pozitën e 18-të në La Liga me 24 pikë, ku rrezikojnë edhe rënien./IndeksOnline/