Muriqi mbetet te Mallorca pa krahun e “djatht” të tij

Vedat Muriqi nuk do të mund të llogaris në asistimet e Kang in Lee te Mallorca sezonin e ardhshëm. Sulmuesi korean do të vazhdojë karrierën te PSG.
Mallorca do të marrë 22 milionë euro, nga të cilat 20% do të shkojnë në arkën e lojtarit.

Marrëveshja ka përfunduar dhe pritet të zyrtarizohet në orët në vijim.
Kang In ka kaluar tashmë ekzaminimin e tij mjekësor para nënshkrimit dhe planifikon të udhëtojë në Paris gjatë javës./Indeksonline/