20:03 / E Shtunë, 18 Janar 2020 / indeksADMonline

Muriqi me gol dhe asist, më pas ndëshkohet me të kuq

Fenerbahçe ka shënuar fitore ndaj Gazientepit me rezultat minimal 1:0.

Një krosim fenomenal nga krahu i djathtë nga Muriqi e gjen për mrekulli kokën e Kruses i cili shënon në minutën e 51-të , shkruan Indeksonline.

Në minutën 90+3 ishte Vedat Muriqi që realizoi për epilogun e këtij takimi.

https://twitter.com/i/status/1218608799466033158

Ndërsa pas pak “luani” i Kosovës e mori edhe kartonin e dytë të verdhë me ç’rast u përjashtua dhe do të mungojë në ndeshjen e kupës ndaj Kayserisporit.

Me këto tri pikë të reja, Fenerbahçe shkon në 34 në vendin e tretë, tri më pak se lideri, Sivasspor i cili ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar./Indeksonline/