23:09 / E Premte, 31 Mars 2023 / Gj. Sh

Muriqi më i dobëti te Mallorca kundër Osasunës, notat e lojtarëve

Skuadra e Mallorcas ka barazuar sonte me Osasunën.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 0-0, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ishte startues për Mallorcan, ku për 75 minuta sa ishte në fushë, nuk tregoi asgjë.

Muriqi ishte i pakënqur me vendimin e trajnerit, ku doli nga fusha i nervozuar.

Paraqitja e dobë sonte ndaj Osasunës bëri që sulmuesi kosovar të vlerësohet me notë relativisht të ulët për paraqitjen e tij, ku u vlerësua me notën 6.2./IndeksOnline/