75 Mall Live Search
20:48 / E Diele, 06 Nëntor 2022 / C E

Muriqi më i miri në fitoren e Mallorcas

Mallorca shënoi fitore në udhëtim kundër Villarrealit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në La Liga.

Skuadra e udhëhequr nga Javier Aguirre përfundoi me rezultatin 0:2.

Vedat Muriqi regjistroi edhe sonte një paraqitje të shkëlqyeshme dhe ishte më meritori në fitoren e skuadrës së tij.

Sulmuesi kosovar fillimisht shënoi gol në minutën e 32-të dhe pastaj dhuroi një asistim për Amath Ndiaye, i cili shënoi në minutën e 76-të.

Muriqi në këtë ndeshje luajti për 88 minuta, teksa u vlerësua me notën më të lartë (8.7).