75 Mall Live Search
11:17 / E Hënë, 17 Shkurt 2025 / L A

Muriqi me një dedikim special për tifozët e Mallorcas

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi dalëngadalë po i rikthehet formës së dikurshme.

“Pirati”, ishte protagonist kryesor në fitoren 3-1 të Mallorcas ndaj Las Palmasit, duke shënuar dy gola.

E sot, 30 vjeçari e bëri një postim në rrjetet sociale përmes së cilit e shprehu gëzimin e tij për golat, për të cilat pati dedikim special.

“Çdo betejë, çdo gol, çdo fitore, çdo sekondë, për ju Mallorquinistas!”, shkroi Muriqi në “Instagram”, duke ia kushtuar këtë postim tifozëve të Mallorcas, të cilët e kanë mbështetur atë gjithmonë, në kohëra të mira dhe të vështira./IndeksOnline/