15:06 / E Mërkurë, 15 Maj 2024 / L K

Muriqi me trajner të ri në Majorka

Mallorca nuk do të udhëhiqet më nga Javier Aguirre. Trajneri meksikan ka njoftuar skuadrën spanjolle se do të largohet në fund të sezonit.

Skuadra e Vedat Muriqit pritet të ketë trajner Jagoba Arrasate edicionin e ardhshëm. 46-vjeçari aktualisht është trajner i Osasunës.

Zyrtarizimi pritet të ndodhë sapo të njoftohet edhe largimi i Aguirresi./Indeksonline/