Muriqi merr përkrahje nga klubi i Mallorcas para ndeshjes me Izraelin

Vedat Muriqi është në formacionin startues të Kosovës për ndeshjen kundër Izraelit.
Pak para fillimit të ndeshjes, ”Pirati” ka marrë mbështetje nga klubi i tij, Mallorca, shkruan IndeksOnline.
Klubi spanjoll në faqen zyrtare ka publikuar një fotografi të Muriqit ku shihet së bashku me Milot Rashicën.
”I fokusuar’, shkruhet në mbishkrimin e fotografisë.
Muriqi po shkëlqën këtë edicion me Mallorcan, ku është golashenuesi më i mirë i skuadrës, me 10 gola të shënuara deri më tani./IndeksOnline/