Muriqi në ekstazë, i shënon edhe Beshiktashit
Vedat Muriqi ka realizuar gol në ndeshjen Rizespor – Beshiktash.
Sulmuesi kosovar ka shënuar në çastet e fundit të pjesës së parë për të ngushtuar disavantazhin e skuadrës së tij 1-2, rezultat me të cilin u mbyllë pjesa e parë.
Ky është goli i 12-të për Muriqin në Superligën e Turqisë. Ai poashtu ka edhe 7 asistime.
Kjo formë e mirë ka bërë që skuadrat më të njohura në Turqi të kërkojnë shërbimet e 24 vjeçarit. /Indeksonline/