18:03 / E Martë, 02 Mars 2021 / A. A

Muriqi në formacionin startues te Lazio, në ndeshjen që nuk do të zhvillohet

Lazio ka prezantuar formacionin startues për ndeshjen kundër Torinos.

Trajneri Simone Inzaghi ka vendosur që ta inkuadrojë Vedat Muriqin nga minuta e parë, shkruan Indeksonline.

Por takimi i caktuar të luhet në ora 18:30 nuk do të zhvillohet.

Kjo pasi Torino ka disa lojtarë të prekur me koronavirus dhe nuk ka udhëtuar në Romë.