11:22 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / Blerim

Muriqi në listën e Lazios, shtohen gjasat për të luajtur!

Skuadra e Lazios ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Atalantas në Kupën e Italisë.

Në listën e Inzaghit figuron edhe emri i sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, shkruan IndeksOnline.

Duke e parë listën dhe mungesën e Caicedos, shtohen gjasat që Muriqi të luajë në këtë përballje. Nga fillimi, apo në pjesën e dytë, i mbetet në dorë trajnerit!

Treshja sulmuese e Lazios për këtë ndeshje do të jetë: Correa, Immobile dhe Muriqi.

Në ekipin e Lazios pritet të mungojë portieri shqiptar, Thomas Strakosha.

Ndeshja midis Atalantas dhe Lazios zhvillohet sonte nga ora 17:45./IndeksOnline/