Muriqi në pushime, në Turqi klubet në ‘luftë’ për të

E ardhmja e Vedat Muriqit është ende në pikëpyetje, me Maurizo Sarrin që s’dëshiron ta ketë yllin kosovar në ekipin e SS Lazios.
Në mediat turke vazhdojnë spekulimet, duke e çuar sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, herë në Fenerbahçe, e herë në Galatasaray, shkruan IndeksOnline
Në të vërtetë, janë pikërisht këto dy klubet e lartpërmendura që kanë shprehur interesim për Vedat Muriqin.

Muriqi nuk kaloi mirë sezonin e kaluar te skuadra e Lazios. Andaj, e qëndrimi i tij te italianët nuk është i sigurt.
Përveç Galatasarayt dhe Fenerbahces, të interesuar për shërbimet e Muriqit janë edhe klube të ligave tjera të ndryshme, përfshi Premierligën dhe Bundesligan./IndeksOnline/