Muriqi në radarin e Anderlechtit
Një gjë është e sigurtë, që Vedat Muriqi këtë verë do të largohet nga Rizespor.
Por ajo që mbetet ende e paqartë është skuadra se ku do të transferohet.
Dy gjigantët turk, Galatasaray dhe Fenerbahçe janë shumë të interesuara për shërbimet e 25 vjeçarit, shkruan Indeksonline.
Megjithatë përveç në Turqi, oferta ka edhe nga shtetet tjera të Evropës.
Mediumet turke shkruajnë se tani është aktivizuar edhe ekipi belg Anderlecht.
Vetë Muriqi e ka pranuar që ofertë zyrtare ka bërë edhe skuadra franceze Toulouse.
Brenda muajit qershor pritet të zgjidhet dilema se për cilën skuadër do të luaj Muriqi edicionin e ardhshëm. /Indeksonline/