16:36 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Muriqi në Stamboll për të finalizuar marrëveshjen me Galatasarayin

Sulmuesi Vedat Muriqi do të largohet këtë verë në skuadra Rizespor me të cilën shkëlqeu në edicionin që lëmë pas.

25 vjeçari realizoi 17 gola dhe 8 asistime në Superligën e Turqisë.

Kjo bëri që skuadrat e mëdha turke të aktivizojnë radarin për të ‘kapur’ sulmuesin kosovar.

Muriqi në mesjavë planifikon të udhëtoj në Stamboll, për të finalizuar marrëveshjen me gjigantin turk Galatasaray.

Sipas burimeve të Indeksonline, ai ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e drejtuar nga Fatih Terim dhe mbetet që klubet të arrijnë dakordin për shumën e transferit.

/Indeksonline/