Muriqi në Turqi, gola “s’po di me u ngi”
Vedat Muriqi po vazhdon me gola në Turqi. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka realizuar gol edhe në përballjen ndaj Akhisarspor.
Skuadra e tij, Rizespor arriti të kthehej nga disavantazhi prej 0-1 në pjesën e parë, për të fituar ndeshjen me rezultat 3-1.
Muriqi shënoi golin e dytë në këtë përballje duke u gjendur mirë në zonën e kundërshtarit.
Golin mund ta shikoni tek minuta 1.20 në videon e mëposhtëme./Indeksonline/