20:00 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Muriqi nën përqafimin e gruas, tregon çelësin e suksesit

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi është duke treguar formë të lartë me Fenerbahçen në Turqi.

Lëndimi që e shtyu të mbetej për 3 javë jashtë fushë, nuk i ka penguar të shënoj gola dhe asistime.

Në përgjithësi, Muriqi ka realizuar 8 gola në 13 ndeshje në të gjitha garat me ekipin turk.

Për këtë sukses, sulmuesi kosovar ia ka atribuar meritën edhe gruas së tij, Edibes, shkruan Indeksonline.

“Kur një burrë ka paqe e rehati në shtëpi, pjesa tjetër vjen vetë. E falënderoj shumë gruan time, e dua shumë” ka deklaruar Muriqi. /Indeksonline/