75 Mall Live Search
20:27 / E Hënë, 17 Prill 2023 / C E

Muriqi nga minuta e parë kundër Celta Vigos

Celta Vigo dhe Mallorca do të takohen sonte në kuadër të javës së 29-të në La Liga.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “de Balaidos”, me fillim prej orës 21:00.

Mallorca nuk po kalon aspak formë të mirë, pasi nuk di për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit, duke regjistruar tri humbje e tri barazime.

Mallorca është në pozitën e 13-të në tabelë me 34 pikë.

Në anën tjetër, Celta Vigo hyn në këtë ndeshje pas dy barazimeve radhazi. Celta ndodhet në pozitën e 11-të me 36 pikë.

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, si zakonisht, edhe sonte do të luajë nga minuta e parë.

Celta Vigo:

Mallorca: