Muriqi: Nuk diskutohet fitorja, pa tifozë nuk ka lezet
Trajneri Bernard Challandes ka dalur së bashku me qendërsulmuesin Vedat Muriqi në konferencë për shtyp, para ndeshjës së nesërme ndaj Malit të Zi.
Muriqi, i cili ka qenë në formë jetësore këtë sezon me ekipin e tij Rizespor, ka deklaruar se Kosova ka udhëtuar në Mal të Zi për pikë të plota dhe shprehet i bindur në fitore.

“Kemi ardhur për pikë te plota, ne do të japim maksimumin dhe do te fitojmë. Si cdo ekip edhe ne kemi lojtarë të mirë me kualitet dhe nuk diskutohet që kemi me i marr tre pikët” deklaroi Muriqi, transmeton IndeksOnline.
Tutje Muriqi ka thënë se do të preferonte që ndeshja të zhvillohej me tifozë, edhe pse ai e pranon që për Malin e Zi kjo është disavantazh.
“Më mire të ishte me tifozë, pasi pa tifozë nuk do të ketë lezet, nuk është dicka në avantazh, për Malin e Zi do të jetë disavantazh.
Besoj se kemi me vazhdu ciklin e fitoreve në ndeshjet si mysafirë. Jemi i gjith ekipi optimist në cdo ndeshje, pavaresisht a është miqësore apo ndeshje zyrtare.
Edhe ne kemi mungesa. Savic është i rendësishëm, por me gjith respektin pavarësisht kush është kundërshtar unë e bëjë punën time” deklaroi Muriqi. /IndeksOnline