75 Mall Live Search
18:52 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / Blerim

Muriqi: Nuk ka rëndësi rezultati, kjo ishte ndeshje vëllazërore!

Sot Shqipëria dhe Kosova zhvillua një miqësore para dy ndeshjet e radhës të nëntorit.

Kombëtarja shqiptar e fitoi këtë takim me rezultatin final në 2:1 falë golave të Balajt e Uzunit, ndërsa për “dardanët” shënoi Vedat Muriqi nga pika e bardhë, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshje foli edhe Muriqi, ku tha se ne këtë ndeshje nuk ka rëndësi rezultati, pasi ishte vëllazërore.

“Nuk kisha stërvitje në ndeshjet e tetorit dhe nuk u paraqita në Përfaqësuese. Tani kam shkuar në një shtet tjetër dhe mendoj se do rikthehem në formën e mirë dhe do të përshtatem. Kjo ishte një ndeshje shumë e mirë, ishte “vëllazërore” dhe nuk ka shumë rëndësi rezultati”.

“Kombëtarja ngel gjithmonë, lojtarët vijnë dhe ikin. Më ka munguar shumë Kombëtarja, nuk u paraqita për shkak të dëmtimit dhe u ndjeva shumë keq që nuk isha gati për ndeshjet më të rëndësishme në histori”.

Rikthimi në Shqipëri? Kam luajtur këtu me Teutën dhe Besën, kam pasur ditë të mira dhe të vështira. Jam ndjerë shumë mirë, sa herë që vij këtu më kujtohet e kaluara. Emocionohem gjithmonë kur vij.”, u shpreh Muriqi.