75 Mall Live Search
23:47 / E Enjte, 21 Janar 2021 / Blerim

Muriqi pasi shënoi golin e parë me Lazion: Do të vazhdoj kështu!

Pas golit dhe ndeshjes së sotme me Lazion ndaj Parmas në Kupën e Italisë ka folur edhe sulmuesi Kosovës, Vedat Muriqi.

Edhe pse mes spekulimeve të shumta se goli i Muriqit ishte një autogol i realizuar nga portieri i Parmas, doli skuadra napolitane që e konfirmoi se goli i përket Muriqit, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes sulmuesi ynë u shpreh i lumtur me paraqitje dhe kualifikimin tutje, gjithashtu edhe për golin e shënuar.

“Jam shumë i lumtur për çerekfinale është goli im i parë dhe padyshim se jam i lumtur”, tha fillimisht ai.

“Unë dua të vazhdoj kështu dhe të bëjë gjithnjë e më mirë”, tha Muriqi.