Muriqi për tërmetin në Turqi: Unë uroj mëshirë nga Allahu për ata që humbën jetën

Nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë mëngjesin e sotëm, kanë vdekur 12 persona dhe qindra të tjerë janë lënduar.
E për këtë ngjarje tragjike të ndodhur në Izmir të Turqisë, ka reaguar edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, shkruan IndeksOnline
Muriqi i cili më parë ishte pjesë e klubit turk, Fenerbahce e aktualisht luan te Lazio, përmes një postimi në “Twitter” i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave nga kjo tragjedi e ditës së sotme.
“Më vjen keq për atë që ndodhi. Unë uroj mëshirë nga Allahu për ata që humbën jetë, ngushëllimet e mia për familjet e tyre dhe shërimin të shpejtë për të gjithë të prekurit nga tërmeti. Zemrat tona janë me ta në Izmir”, shkroi Muriqi.
Yaşananlardan dolayı çok üzgünüm. Hayatını kaybedenlere Allah’tan rahmet, ailelerine başsağlığı, depremden etkilenen herkese acil şifalar diliyorum. Kalbimiz #İzmir'le
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) October 30, 2020