75 Mall Live Search
14:51 / E Shtunë, 07 Mars 2026 / Gj Sh

Muriqi përfiton nga gabimi i portierit, shënon golin e 17-të në La Liga (VIDEO)

Vedat Muriqi është i pandalshëm këtë sezon në kampionatin spanjoll të futbollit.

Sulmuesi kosovar shënoi golin e epërsisë për Mallorcan ndaj Osasunës, në minutën e 35-të, shkruan IndeksOnline.

”Pirati” shfrytëzoi për mrekulli gabimin e portierit dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Ky ishte goli i 17-të sezonal për Vedat Muriqin në La Liga, ku para tij është vetëm Kylian Mbappe, me 23 gola./IndeksOnline/