75 Mall Live Search
14:24 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Muriqi përfundimisht zgjedh Fenerbahçen

Vedat Muriqi do të largohet në verë nga Rizespori. Sulmuesi kosovar ka pranuar oferta nga skuadra të ndryshme në Turqi dhe Evropë dhe duket se edicionin e ardhshëm ai do të veshë fanellën e Fenerbahçes.

Sipas mediumit turk FotoMac puna është e kryer. “Muriqi është i Fenderbahçes. Marrëveshja është arritur”.  

Sulmuesi prizrenas po kalon nëpër një sezon fantastik, në të cilin deri tash ka realizuar 14 gola dhe ka dhuruar 7 asistime në 32 ndeshje të zhvilluara në Superligën turke.

Ditë më parë skuadra e tij Rizespor doli me njoftim zyrtar duke mohuar zërat që Muriqi do të largohet. /Indeksonline/