75 Mall Live Search
15:35 / E Diele, 10 Shtator 2023 / Gj. Sh

Muriqi përkrah Moratas në formacionin e javës në kualifikueset për Euro 2024

Vedat Muriqi ishte heroi i Kosovës, të shtunën mbrëma në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian, kndër Zvicrës.

Sulmuesi i Mallorcas shënoi të dy golat për Kosovën, në barazimin 2-2, ku goli i dytë u shënua në sekondat e fundit të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Paraqitja fantastike e Muriqit është vlerësuar edhe nga ekspertë të ndryshëm të futbollit.

“Pirati” është përzgjedhur nga web-faqja SofaScore në formacionin e xhiros së fundit të kualifikimeve për EURO 2024.

Reprezentuesi kosovar është vlerësuar me notën 8,8 së bashku me Alvaro Moratan dhe Benjamin Seskon.

Më poshtë fomacioni më i mirë i javës:/IndeksOnline/