75 Mall Live Search
16:38 / E Shtunë, 05 Shkurt 2022 / C E

Muriqi përsëri startues me Mallorcan

Momentalisht është duke u zhvilluar minuta e 15’ në ndeshjen mes skuadrës spanjolle Mallorca dhe asaj të Cadizit, e vlefshme kjo për xhiron e 22 të La Ligas spanjolle.

Skuadra e Cadizit gjendet në avantazh minimal 1:0, ndërsa ndeshjen nga fillimi e ka nisur sulmuesi kosovar Vedat Muriqi.

Që prej kalimit nga Lazio te Mallorca, Muriqi bëri debutimin e tij në humbjen 1:0 kundër Rayo Vallecanos, kurse sot trajneri Luis Garcia vazhdoi t’i besojë atij pozitën e titullarit.