Muriqi pjesë e shënuesve më të mirë në historinë e klubit të Mallorcas

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, ka hyrë në mesin e shënuesve më të mirë të ekipit të Mallorcas.
Muriqi këtë sezon deri më tani i ka realizuar 12 gola, dy prej të cilave në ndeshjen e kaluar kundër Valladolidit.
Para tij janë Dani Guiza, me 27 gola brenda një edicioni, i cili është njëherit edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës.
Edhe Enrique Magdaleno, i cili i ka të shënuar 19 gola brenda një edicioni.
Në mesin e shënuesve më të mirë janë edhe Diego Tristan, me 18 gola dhe ish-ylli i Barcelonës, Samuel Eto’o.
“Pirati” gjithashtu është në mesin edhe të shënuesve të LA Liga-s.
Para 28 vjeçarit janë vetëm Robert Lewandowski, me 17 gola, Karim Benzema me 14 dhe Enes Unal me 13 gola.
Aktualisht La Liga i ka zhvilluar 28 xhiro