Muriqi pritet ngrohtësisht nga futbollistët e Mallorcas (VIDEO)

Vedat Muriqi është rikther te skuadra e Mallorcas pas gjashtë muajve si i huazuar, ai tani ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.
Pasi u zyrtarizua nga të dy klubet Lazio dhe Mallorca, Muriqi është bashkuar skuadrës në Fulpmes të Austrisë, në kuadër të fazës para-sezonale, shkruan Indeksonline.
Me të mberritur atje, sulmuesi nga Prizreni, është pritur ngrohtësisht nga bashkëlojtarët.
Mallorca ka publikuar një video në faqen zyrtare të klubit, ku shihet pritja e ngrohtë që iu bë 28-vjeçarit, si dhe portierit serb, Predrag Rajkovic, i cili gjithashtu dje u zyrtarizua te Mallorca.
“Më vjen mire që u njohëm”, shkruhet krahas kësaj video të publikuar.
Muriqi u transferua te Mallorca për 10 milionë euro, i cili pas paraqitjeve të mira sa ishte i huazuar bindi klubin spanjoll dhe u bë i dashur edhe për tifozët e skuadrës.
Sulmuesi kosovar në 17 paraqitje me Malllorcan, shënoi pesë gola dhe dhuroi tri asistime./Indeksonline/