75 Mall Live Search
14:53 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2023 / L K

Muriqi pritet të kthehet ndaj Real Madridit

Vedat Muriqi e ka nisur fazën e rehabilitimit pas lëndimit që e kishte pësuar të dielën e 12 nëntorit teksa po e përfaqësonte Kosovën në duel me Izraelin.

29 vjeçari do t’i humb ndeshjet kundër Atletico Madridit, Cadizit, Alavesit e Sevillës, ndërsa është e dyshimtë prezenca e tij kundër Osasunës, shkruan mediumi spanjoll “AS”.

Në rast se nuk do të jetë gati për takimet e fundit të vitit 2023, atëherë ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes e Lazios, do të kthehet në fillim të janarit.

Më saktësisht, më 3 janar në ndeshje kundër Real Madridit në La Liga.