14:25 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Muriqi shënon gol, kualifikon Genclerbirligin

Vedat Muriqi ka shënuar gol në fitoren e Genclerbirligin 2 me 1 kundër Karsspor.

Madje goli i sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës ishte vendimtar në këtë takim, shkruan IndeksOnline.

Muriqi shënoi në minutën e 69-të, për t’ia siguruar skuadrës së tij kualifikimin për në fazën tjetër të Kupës së Turqisë.

Pas përfunimit të fazës së 1/16, do të hidhet shorti për fazën tjetër të Kupës./IndeksOnline/

Video e golit të Muriqit ende nuk është publikuar në media…