75 Mall Live Search
23:02 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / L A

Muriqi “shpëtimtari” i Mallorcas, shkëlqen në fitoren ndaj Sevillës

Mallorca ka arritur një fitore të rëndësishme në La Liga.

Ata mposhtën Sevillën me rezultat të thellë 4-1, duke i dhënë shpresë për të shmangur rënien.

Heroi i mbrëmjes padyshim ishte Vedat Muriqi, i cili kontribuoi duke shënuar 1 gol dhe 1 asist.

Golat tjera u shënuan nga Samu Costa, Darder dhe Pablo Torre për Mallorcan, ndërsa të vetmin për Sevillën e shënoi Maupay.

Mallorca, me këtë fitore ngjitet në pozitën e 14-të me 24 pikë, aq sa Sevilla në të 15-tën./IndeksOnline/