12:00 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

Muriqi s’u ndal asnjëherë mbrëmë, ja sa ka vrapuar

Fenerbahçe shënoi fitore mbrëmë ndaj Gazientepit me rezultat 2:0, ndërsa ishte pikërisht Vedat Muriqi protagonisti kryesor i ndeshjes.

Ai mori vlerësimin më të lartë për paraqitje pas ndeshjes, ndërsa shkëlqeu gjithashtu edhe me kilometrat e përshkruara përgjatë 90 minutave, shkruan Indeksonline.

Ai vrapoi 10.8km, duke u renditur i treti pas Gustavos 11.6 dhe Dirar 11.1./Indeksonline/