Muriqi takohet në Romë me drejtorin e Galatasarayit, ky ëshë vendimi i kosovarit

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, po kërkohet nga skuadra e Galatasarayit në këtë afat kalimtar.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që 26-vjeçari është takuar me drejtorin e ekipit turk Hakan Balta, në Romë.
Por përgjigja e Muriqit ka qenë negative, sepse ai nuk dëshiron të largohet nga Lazio me asnjë kusht.
Mbështetja e trajnerit Simone Inzaghi është e vazhdueshme për sulmuesin kosovar ndonëse po i mungon efikasiteti.
Muriqi deri tashti ka luajtur 12 ndeshje zyrtare, por ende nuk ka shënuar gol në fanellën e Lazios.
/Indeksonline/