23:26 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Muriqi: Të vlersohesh edhe në mesin e sportistëve më të mirë që ka Kosova është nderë dhe krenari për mua

Vedat Muriqi gjatë mbrëmjes së sotme e ka marrë çmimin special të vitit 2019.

Futbollisti nuk ishte i pranishëm në këtë ngjarje andaj ai ka bërë edhe një postim në facebook, në të cilin tregon që po ndjehet mjaftë mirë për vlerësimin e tij, shkruan IndeksOnline.

Përveq tjerash Vedati i falënderoi të gjithë për ndihmën që i kan dhënë atij dhe po ashtu për përkrahjen.

Muriqi tregoi që Kosova në të gjitha sportet është nderë dhe krenari për të.

Postimi i plotë:

Përshendetje për të gjithë,

Më lejoni që fillimisht të themë se po ndihëm i nderuar për këtë vlersim që po e marrë nga Komiteti Olimpik, sepse deri tani jam vlersuar nga futbolli, por të vlersohesh edhe në mesin e sportitëve më të mirë që ka Kosova në të gjitha sportet është nderë dhe krenari për mua, duke pas parasysh që kemi sportist që kanë arritur suksese në nivelin më të lartë ndërkombëtarë.

Është një cmim që vije pas një viti shumë të mirë të Kombëtarës sonë dhe të cilin e kam arritur edhe me ndihmën e të gjithë bashkëlojtarëve dhe trajnerëve me të cilët punoj te Kosova, por edhe te klubi im, faleminderit te gjithve për përkrahjen e pa lodhshme per mua dhe po ashtu per bashklojtarët e mi.

Me rrespekte.

Kosova Olimpiyat Komitesi “Yılın en özeli ödülü”ne beni layık görmüş. Bu ödüle layık görülmek benim için büyük onur. Herkese teşekkür ederim. Saygılarımla