Murray nuk dëshironte ta linte vendin e tij në ”baltë” për Davis Cup
Andy Murray thotë se nuk dëshironte që ta lë vendin e tij në ”baltë” pasi vendosi të mos e përfaqësojë Britaninë e Madhe në Davis Cup në Glasgow javën e ardhshme.
31-vjeçari para kësaj do ta vazhdojë rikuperimin e tij pas një operacioni në janar.
Derisa formati i Davis Cup ka ndryshuar, ka mundur të jetë shansi i tij i fundit që të luajë në një kompeticion të madh në Skoci, transmeton IndeksoNline.
”E kam marrë këtë vendim në kushte tejet emocionale”, tha ish-numri një i botës”.
”Pasi jam lindur në Glasgow dhe jam rritur këtu në Skoci, kurrë nuk e imagjinoja se do të shihja tifozë aq pasionant në stadiume për ndeshjet e tenisit”, tha Murray./IndeksOnline/